Një palë sandale të Morenës hiç më pak se 775 euro

Mediale Vip

Një palë sandale të Morenës hiç më pak se 775 euro

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:07
Morena Taraku

Morena komentohet për jetën e saj luksoze Morena Taraku është një nga emrat më të përfolur për jetën luksoze që e bën. Jo rrallë flitet për veshjet e shtrenjta që ajo posedon, të cilat shihen në postimet që ajo i bën.

Në një fotografi që këngëtarja e ka publikuar në Instagram shihet me një bluzë të shkurtër dhe një palë sandale me shkëlqim, të cilat janë mjaft të shtrenjta.

Sandalet të cilat i ka mbathur Morena janë hiç më pak se 775 euro. Morena aktualisht po shijon suksesin e këngës “Femnat”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM.

Kjo këngë ka arritur që për një kohë të shkurtër t’i mbledh mbi dy milionë klikime në Youtube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat