Sally Field ka zbuluar se ish i dashuri i saj, Burt Reynolds, kishte qenë kontrollues, xheloz dhe përulës gjatë lidhjes së tyre, dhe madje ka lënë të nënkuptohet se edhe kishte abuzuar fizikisht me të.
Në memoarin e saj të ri, aktorja shkruan se kur ajo tentonte t’i dilte zot vetes, bashkë-aktori në filmin Smokey and the Bandit edhe bukvalisht “e mblidhte grushtin”.
Ai dëshironte të fliste vetëm për veten dhe “në mënyrë të vazhdueshme shpërthente sikur e kisha bërë urinën në dysheme”, thotë Field në librin e ri In Pieces i cili është publikuar sot.
Madje Field ka thënë se lidhja e saj me Reynolds kishte qenë një përsëritje e asaj me njerkun i cili e kishte abuzuar seksualisht që kur kishte qenë rreth gjashtë vjet e deri më 14.
Ylli hollivudian, Reynolds, i cili vdiq më gjashtë shtator, kishte deklaruar se Sally kishte qenë dashuria e jetës së tij.