Clooney nuk përfshihet në divorcin Pitt-Jolie

Mediale Vip

Clooney nuk përfshihet në divorcin Pitt-Jolie

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:20
Angelina Jolie, Brad Pitt , George Clooney

George Clooney nuk do të përfshihet në divorcin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pavarësisht një raporti në mediat amerikane.

Sipas tabloidit Grazia, Clooney është duke u përpjekur të luajë "paqebërësin" dhe të zbusë tensionet midis bashkëshortëve  mes shkurorëzimit dhe bastit të kujdestarisë.

"George ka mbajtur fshehurazi kontaktin me Brad gjatë betejës mbi kujdestarinë. Në javët e fundit, megjithatë, ai u takua personalisht me Angelinën me shpresën që të bënte gjënë e duhur dhe të merrte ekipin e saj ligjor për të zgjidhur miqësisht divorcin pa ndonjë problem tjetër", ka thënë një burim pranë aktorit.

Por, kjo është hedhur poshtë nga zëdhënësi i aktorit, i cili ka deklaruar për Gossip Cop se George Clooney nuk ishte përfshirë në divorcin e Pitt dhe Jolie, pavarësisht se ai ka raporte të mira me Brad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat