Meghan Markle nuk humb kohë t’i ngjajë Dianës, ‘Princesha e popullit’ realizon dëshirën e parë

Mediale Vip

Meghan Markle nuk humb kohë t’i ngjajë Dianës, ‘Princesha e popullit’ realizon dëshirën e parë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 06:21
Meghan Markle

Meghan Markle është parë duke gatuar e duke u shërbyer ushqim njerëzve të prekur nga tragjedia Kullës Grenfell. Në 14 qershor të vitit 2017, ndërtesa 24 katëshe mori flakë.

Tragjedia shkaktoi 72 viktima, duke përfshirë edhe 2 që vdiqën në spital më vonë. Mbi 70 të tjerë patën dëmtime në trup dhe 223 arritën të shpëtonin. Markle përfitoi nga rasti të promovonte edhe librin e gatimit për bamirësi.

Dukesha e Sussex ka kryer disa vizita të fshehta në zonë përpara martesës me princ Harry-n. Atje takoi një grup grash vullnetare që po gatuanin për miqtë, familjarët dhe fqinjët e prekur nga tragjedia. Kur zbuloi se këtë gjë gratë e bënin vetëm dy herë në javë për shkak të fondev, ajo sugjeroi një libër gatimi, ku paratë do të shkonin për të prekurit.Tashmë Meghan e ka bërë dëshirën realitet. Ajo promovoi librin e saj të gatimit dhe dhe një video 3 minutëshe duke gatuar me gratë e tjera.

“Together është një libër, por edhe historia e një komuniteti që u mblodh në kuzhinë dhe zbuluan fuqinë shëruese të shpërndarjes së ushqimit,” tha Meghan për librin e saj.

Libri ndan mbi 50 receta të grave, komuniteti i të cilave u prek nga zjarri i Kullës Grenfell.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat