Vildane Zeneli: Kam mësuar të vozis kur isha nëntë vjeçe, kam pesë vetura, banesë në New York dhe shtëpi në Miami

Mediale Vip

Vildane Zeneli: Kam mësuar të vozis kur isha nëntë vjeçe, kam pesë vetura, banesë në New York dhe shtëpi në Miami

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:08
Vildane Zeneli

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, ka qenë protagoniste e kronikës “10 gjerët që nuk i keni ditur”, në kuadër të emisionit “Prive”.

Ajo ka shpalosur shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, duke cituar 10 gjëra që fansat nuk i kanë ditur për të.

Vildania tregoi se është motra e dy vëllezërve dhe tri motrave, ndërsa ka gjithsej shtatë mbesa dhe pesë nipa, dhe duke qenë fëmija më i vogël në familje, shpesh ka ndodhur që nipërit t’i ngatërronte duke menduar se i kishte vëllezër.

Tutje, modelja Zeneli tregoi se ka qenë një fëmijë shumë i zgjuar dhe se ka filluar të shkojë në shkollë në moshën katër vjeç e gjysmë, dy vite më pak sa është e lejuar që një fëmijë normal të vijojë mësimin.

Një detaj tjetër shumë interesant që ajo ceku është fakti se Vildania kishte lindur bionde, por që për shkak të një fatkeqësie kur ishte e vogël, ajo kishte çarë kokën e saj, nga ky ishte detyruar t’i eliminonte tërësisht flokët, të cilat më pas në rritjen e dytë dolën të jenë kafe.

Ndërsa gjëja më interesante që modelja e njohur shqiptare tregoi gjatë kësaj interviste, ishte fakti se ajo kishte mësuar të voziste veturën kur ishte nëntë vjeçe, krejt kjo ngase babai i saj e dërgonte në fshat, nga ku kishte mësuar ta bënte këtë gjë.

E kur jemi te veturat, ajo tha se posedon në “koleksionin” e saj plot pesë të tilla, ndërsa si pasuri të patundshme ka një banesë në New York, dhe një shtëpi në Miami. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat