E pyetën a e ka lënë Orindën pas dore, Turjan Hyska: Kam një avantazh, e kompensoj natën

Mediale Vip

E pyetën a e ka lënë Orindën pas dore, Turjan Hyska: Kam një avantazh, e kompensoj natën

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:44
Orinda- Turi

Moderatori shumë i dashur për publikun Turjan Hyska shumë shpejt do të vijë në ekranin shqiptar me dy programe të rëndësishme.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë ku është pyetur për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Duke qenë se është mjaft i angazhuar me punën, Turi është pyetur nëse e lë bashkëshorten e tij, Orinda Hutën, pas dore.

Përgjigja e moderatorit ka qenë shumë komike duke u shprehur se ai ka një avantazh.

“Orinda nuk ka si të ngelet pas dore, pasi dita për mua mbyllet në orën 7:00 dhe unë jam i lirë”.

“Duke qenë në të njëjtin zanat ne e mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Unë kam një avantazh që nuk fle natën, kështu që e kompensojmë (qesh)”.

“Televizioni ka një avantazh, që është fleksibël, unë nuk kam orare. Nëse unë ndihem keq, dua të pushoj, rri. Nëse unë kam një problem mund të mos vij. Ditët e transmetimit janë të shenjta. Përveç fatkeqësisë familjare, ose kur kam qenë me temperaturë”, është shprehur Turi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat