‘Sa lek të hodhën në dasmë?’ Afërdita Dreshaj jep përgjigjen surprizuese: Këtu paguhet darka

Mediale Vip

‘Sa lek të hodhën në dasmë?’ Afërdita Dreshaj jep përgjigjen surprizuese: Këtu paguhet darka

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:35
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja shqiptare ka folur në lidhje me shpenzimet që bëri për dasmën e saj që u mbajt në qershor të këtij viti. Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë e saj me sportistin çek, Jacub Kindl.

Kur bëhet fjalë për dasmat shqiptarët e tregojnë gjithmonë respektin dhe dashurinë që kanë për ty me sasinë e lekëve që të hedhin kur martohesh. Madje ka edhe nga ata që mbajnë listën e parave të hedhura në mënyrë që të të kthejnë nderin, kur të bjerë rasti.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka folur për dasmën e saj. Normalisht nuk mund të mungonte pyetja tipike e Ermal Mamaqit: Sa lekë të hodhën në dasmë?

-Asnjë, pse duhet të hedhin lekë? Ua po e keni me lekë ju, këtu paguhet darka,”- u përgjigj Dreshaj.

-Po ti paske dalë gropë mi goc, po shpenzimet kush i hoqi?- vijoi ta ngacmonte më tej moderatori. Afërdita sqaroi se dasma ishte e përbashkët, e saj dhe e Jacubit kështu që gjithçka e kanë bërë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat