A është ende burri xheloz për Shyhreten dhe a e priste dekorimin e presidentit?

Mediale Vip

A është ende burri xheloz për Shyhreten dhe a e priste dekorimin e presidentit?

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 07:39
Shyhrete Behluli

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë këtë javë e ftuar në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Në vetëm një minutë, ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, duke iu përgjigjur çdo pyetje të bërë nga gazetari.

Këngëtarja tregoi se e kishte pritur që një ditë të dekorohej nga presidenti, por nuk e dinte se kur? E në fakt, kjo gjë ndodhi këtë vit.

Tutje, ajo tha se gjë që s’i pëlqen te vetja është koha kur është nervoze teksa sheh vetën në intervista, dhe është e pakënaqur me dukjen e saj.

Shyhretja tregoi edhe gjithashtu se nuk e ka fare problem të zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk ndërhyn mes djalit dhe nuses si një vjehërr tipike, por si një shoqe ose këshilltare.

Bashkëshorti, Lulzimi, i cili mesa duket është mbështetësi më i madh i saj, është pakëz xheloz, ashtu siç tregon Shyhretja.

Ndërsa në pyetjen e fundit më provokuese se çdo gjë (përfshirë edhe marrëdhëniet) kanë qenë më mirë para apo pas martese? Shyhretja përgjigjet duke thënë pas martesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat