U shfaq me armë në klipin e Stresit, vogëlushi është nipi i politikanit shqiptar

Mediale Vip

U shfaq me armë në klipin e Stresit, vogëlushi është nipi i politikanit shqiptar

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:47
Reperi Stresi dhe Bruneli, nipi i i deputetit të PDIU-së Aqif Rakipit

Reperi shqiptar u bënë pak kohë që ka nxjerrë klipin e tij më të fundit. Kënga titullohet “Gunshot” dhe Stresi këtë radhë ka ardhur në bashkëpunim më këngëtarin Anestezion. Ajo që u vu re është se në klipin e reperit u shfaq edhe një djalë i vogël, i cili mbante edhe armë në dorë.

I ftuar në “Zonë e lirë” mbrëmjen e kaluar, Stresi ka zbuluar se vogëlushi quhet Brunel dhe është nipi i deputetit të PDIU-së Aqif Rakipit. Ai tregoi gjithashtu se Bruneli është një adhurues i këngëve të tij dhe u përshtat shumë shpejt me rolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat