Ish Miss Kosova Agnesa Vuthaj, tashmë është në qendër të vëmendjes mediale si një femër mjaft e suksesshme me biznesin e saj.
Prej kohësh, Agnesa ka hequr dorë nga eventet të cilat dikur organizonte vetë, për më të bukurën shqiptare.
Tani, ajo ka në fokus atelien e saj të veshjeve, të cilat jo rrallëherë i bën publike përmes imazheve që publikon në Instagram, me ç’rast i bën edhe një lloj promovimi.
E pavarësisht angazhimeve, Agnesa gjen kohë edhe për t’i shëtitur shumë vende të botës, por që asnjëherë nuk u bë e ditur nëse shoqërohet nga dikush.
Destinacioni i saj i fundit, si duket është Parisi i bukur, gjë për të cilën na njoftoi përmes imazhit të fundit.
Madje, si asnjëherë tjetër, ajo tregoi se pas buzëqeshjes së saj të bukur, fshihet dikush.
Por, sërish Agnesa me enigma.