Kur do të rikthehet Rihanna?

Mediale Vip

Kur do të rikthehet Rihanna?

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 08:14
Rihanna

Këngëtarja e famshme botërore, Rihanna, nuk ka hedhur në treg asnjë hit të ri që prej vitit 2016, por ajo i ka siguruar fansat se po punon për materiale të reja.

30-vjeçarja ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj kozmetike dhe filmin, ndërkohë që ka premtuar se do të hedhë n treg disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një ndjekësi në “Instagram”, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e “Diamonds” iu përgjigj: “Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film, shkruan opinion. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni, por ju vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat