Përse babai i Rita Orës u detyrua ta ndryshonte mbiemrin në Angli?

Mediale Vip

Përse babai i Rita Orës u detyrua ta ndryshonte mbiemrin në Angli?

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:51
Familja e Rita Ores

Rita Sahatçiu ka lindur në vitin 1990. Familja e saj u largua nga vendlindja një vit më vonë për shkak të gjendjes politike në Kosovë.

Rita, asokohe një vjeçe, u largua nga shtëpia e saj pa mbartur asnjë kujtim! Vitet kalonin, por prindërit nuk ndaluan kurrë së qëni krenar për vendin nga vinin e këtë dashuri ua përcollën dhe 3 fëmijëve Ritës, Elenës dhe Denit.

Nëse deri më tani nuk e keni kuptuar për kë po flasim, është një detaj i vetëm që ju konfuzon (mbiemri Sahtçiu). Kjo është historia e familjes së Besnik dhe Vera Sahtaçiut, por që në Britaninë e Bashkuar njihen si ORA.

Mbiemri i Ritës, një prej artisteve më të dashura me famë botërore vjen prej trashëgimisë së profesionit të të parëve të babait të saj, Sahatçiu, që do të thotë ‘orëndreqës’.

I ati vendosi ta ndryshonte mbiemrin e tyre në Ora, sepse ishte më e lehtë për t’u shqiptuar dhe për t’u mbajtur mend. Ndonëse asnjë fëmijë nuk mori zanatin e të parëve për të cilin shquheshin në Kosovë, Rita bëri të mundur që ky mbiemër të njihej në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat