Këngëtarja shqiptare tregon si i ka xhiruar skenat ‘e nxehta ‘ në videoklip

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare tregon si i ka xhiruar skenat ‘e nxehta ‘ në videoklip

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 07:02
Skenat e ‘nxehta’ që shfaqnin këngëtaren duke shkëmbyer puthje me një vajzë u komentuan pafund.

Videoklipi i fundit i këngëtares shqiptare Linda Halimi bëri shumë bujë në media. Skenat e ‘nxehta’ që shfaqnin këngëtaren duke shkëmbyer puthje me një vajzë u komentuan pafund.

Ndërsa vetë Linda pranoi se kjo këngë ishte një eksperiment.  Në një intervistë për ‘Wake Up’, Linda ka folur për detajet e klipit.

“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme sepse na duhej të silleshim sikur ishim vetëm, ndërsa pas kamerës ishin persona të ndriçimit dhe grimierë, pra të gjithë ata që po punonin me ne. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë. I vetmi problem dhe dallim ishte buzëkuqi.

Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish”,-ka shpjeguar Linda. Më tej këngëtarja zbuloi se ideja për atë skenë ishte e regjisorit të klipit dhe kjo zgjedhje nuk ishte frymëzuar nga kënga e Rita Orës, siç është përfolur së fundmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat