Martohet reprezentuesja e Kosovës

Mediale Vip

Martohet reprezentuesja e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:11
Martohet reprezentuesja e Kosovës

Jemi mësuar me basketbollistet, volejbollistet e hendbollistet t’i shohim në vellon e nusërisë, por rrallë edhe pingpongistet. Pingpongistja ndër më të mirat në Kosovë, Nehare Janjeva, i dha fund beqarisë.

Image

Neharja është edhe lojtare e kombëtares së Kosovës është martuar me Bardh Kryeziun apo me princin që e ka dashur shumë. Ajo është e lumtur për princin që ka gjetur dhe synon përveç një karrierë të pasur sportive edhe një jetë të lumtur bashkëshortore dhe në realizimin e të gjithave planeve që ka në të ardhmen.  Ndërkaq, Bardhi është ndër dizajnerët grafik më të mirë në Kosovë.

Image

Neharja është prej lojtareve më të disiplinuara, me një kulturë të lartë sportive dhe e jashtëzakonshme me topin e celuloidit, pra një lojtare me përvojë në rrafshin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat