Armina i “kërkon“ Shkëlzenit shtëpinë e ëndrrave në një mënyrë shumë origjinale!

Mediale Vip

Armina i “kërkon“ Shkëlzenit shtëpinë e ëndrrave në një mënyrë shumë origjinale!

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:15
Shkëlzen Berisha dhe Armina

Ka mënyra e mënyra për t`i kërkuar njeriut të zemrës plotësimin e një dëshire. Por kur ajo është, të themi, e përmasave dhe formatit të një supershtëpie, një strukture të mrekullueshme të rrethuar nga pemë që me ngjyrat e tyre vjeshtore i ngjasojnë me tepër një pikture impresioniste sesa një realiteti te prekshëm, nga një kopësht që gjelbëron me të gjithë harenë e vet dhe një liqen që duket si ka dalë nga përrallat me zana mali, atëhere, ndoshta duhet të veprosh si Armina Mevlani.

E poston me shumë dashuri foton e jashtëzakonshme në rrjetet sociale, e i bashkangjit këtë mesazh drejtuar “atij qe duhet“( ja, kështu si blogerja): “shtëpia ime e ëndrrave, ta kam thënë gjithmonë-prane liqenit, që të shkruaj“.  Mbase kështu si me stil, edhe funksionon, nuk i dihet!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat