Lajm i trishtë për Nick të Backstreet Boys

Mediale Vip

Lajm i trishtë për Nick të Backstreet Boys

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:23
Bashkëshortja e Nick Carter të Backstreet Boys

Bashkëshortja e Nick Carter të Backstreet Boys dështoi fëmijën e tyre të dytë, dhe vetë këngëtari postoi një mesazh prekës në Twitter. Lauren Kitt ishte shtatzënë në pritje të një vajze, ndërkohë që çifti janë prindër të Odin, djalit dy vjeçar.

“Zoti na dha paqe gjatë kësaj kohe. Po prisja ta shihja pas tre muajsh. Jam zemërthyer”, shkruan ai.

Këngëtari tashmë 38-vjeçar i cili është në turin e tij në Amerikën e Jugut dhe Meksikë, anuloi koncertin e tij në Lima, pasi mori vesh lajmin pak orë para nisjes. “Nuk mendoj se do të performoj sot. Më fal Lima!”, shkruan Nick.

Ai shpjegon se ishte një motër e vogël për Odin. “Do të jetë e vështirë, por me dashurinë e fansave të mi në Lima sot do të jem në skenë”, shkruan në një tjetër postim këngëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat