Çfarë nuk u pa nga dasma e Rona Nishliut? Publikohen fotografi të reja nga martesa e këngëtares

Mediale Vip

Çfarë nuk u pa nga dasma e Rona Nishliut? Publikohen fotografi të reja nga martesa e këngëtares

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 06:54
Rona Nishliu

Të shtunën, këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Në një mënyrë krejt befasuese, Rona u martua duke mos bërë shumë zhurmë mediatike, siç rëndom ndodh te këngëtarët e tjerë.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar vetëm një fotografi e çiftit nga martesa, e cila u komentua në të gjitha mediat.

Ndërsa sot, ka qenë stilistja e saj, Flutura Dedinja, ajo e cila ka publikuar edhe disa fotografi tjera nga dasma e mikeshës së saj.

Bashkëshorti i këngëtares prishtinase quhet Flori, dhe vjen nga Tirana.

Çifti janë së bashku që nga viti 2013, ndërsa Rona e ka mbajtur hermetike këtë, duke mos e ndarë asnjëherë me opinionin.

Ajo është dukur e mrekullueshme dje gjatë dasmës veshur me fustanin e bardhë, ndërsa jo me më pak elegancë dukej edhe bashkëshorti i saj në kostumin e zi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat