Bebe Rexha nuk ka asnjë tatuazh në trup, është gati për të bërë të parin

Mediale Vip

Bebe Rexha nuk ka asnjë tatuazh në trup, është gati për të bërë të parin

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 17:39
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e madh që pati këtë verë me lansimin e albumit të saj më të fundit “Expectations”.

Ajo ka qenë shumë aktive edhe në evente të ndryshme të muzikës në botë, në disa prej të cilave është shpërblyer edhe me çmime.

Bleta (emri i vërtet i këngëtare) është shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Ajo ndan me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, apo më të rejave në jetën profesionale.

Së fundmi, shqiptarja bëri një postim në InstaStory, ku shkruante se është gati të provojë diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

Bëhet fjalë për një tatuazh, të cilin mesa duket këngëtarja në gjithë këto vite nuk e ka pasur asnjë, dhe tani është gati të bëjë të parin.

“Dua të kem tatuazhin tim të parë”, ka shkruar Bleta në mbishkrimin e fotografisë e që me siguri ka pritur sugjerime nga fansat se çfarë tatuazhi të realizojë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat