Princi George shkon në shkollë, do të mësojë një lëndë speciale

Mediale Vip

Princi George shkon në shkollë, do të mësojë një lëndë speciale

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 06:49
Princi George

Princi George i Anglisë do të shkojë në klasë të parë në shtator, në Thomas’s Battersea School në Londër.

Në regjistër do të shkruhet George i Cambridge, titull i cili do të përdoret si mbiemër, në mënyrë që shkolla të cilësohet prej tij si një eksperiencë sa më normale.

Vogëlushi do të studiojë anglisht, matematikë, shkencë, histori, gjeografi, dhe edukatë fetare.

Por princi i vogël do të mësojë edhe frëngjisht, informatikë, art dhe muzikë. Por një lëndë e veçantë, e cilësuar speciale do të jetë edhe baleti klasik.

Çdo javë, për 35 minuta ai do i nënshtrohet aktivitetit fizik, ku do të provohet rzistenca dhe kreativiteti.

Mes detyrave të përditshme në shtëpi, për princin e vogël do të jetë diktimi. Shpenzimet për shkollën e vogëlushit, do të shkojnë rreth 25 mijë euro në vit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat