Surpriza e madhe kur vjen fjala tek performancat akademike te familjes mbretërore të Britanisë është fakti qe Mbretëreshës Elisabetë nuk i është dashur kurrë të japë zyrtarisht një provim. Ajo ka pasur mësues privatë dhe kaq. Ndërkohë, princi William ka qenë mirë me mësime; ka ndjekur kurset e Kolegjit Eton ku ka marrë 10 në gjeografi, 9 në arte dhe 8 në biologji.
Nisur nga kjo vendosi të vazhdojë studimet për Gjeografi ne Universitetin St. Andrews, ku takoi dhe bashkëshorten e ardhshme, Kate Middleton. Kjo e fundit ndërkohë kishte 10 absolute në matematikë, 10 në arte dhe 9 në anglisht.
Harry nga ana tjetër, nuk shkëlqente në mësime: 9 në arte dhe 7 në gjeografi. Kjo shpjegon ndoshta edhe pse zgjodhi rrugën e ushtrisë.
Meghan Markle ndërkohë ka të shënuar provimin final amerikan SAT, rezultatet e të cilit nuk janë bërë publike, por dihet që ka frekuentuar një lice katolik në Los Angeles. Miqtë thonë se ishte vajzë që mësonte e përpiqej, por prirjen sic u pa qartë edhe më vonë, e kishte tek teatri.