Madonna përlotet përpara gjithë botës për Aretha Franklin

Mediale Vip

Madonna përlotet përpara gjithë botës për Aretha Franklin

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 18:12
Madonna

Momenti kur këngëtarja e famshme botërore mbajti fjalimin e saj në “MTV Video Music Awards”, ishte një nga më të bukurit e mbrëmjes. Madonna doli në skenë dhe rrëmbeu çmimin “Videoja më e mirë”, por për një çast u ndal të kujtonte yllin e ndjerë legjendar Aretha Franklin.

“Asgjë nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën e Zonjës së shpirtit tonë. Po të mos ishte për të nuk do të isha bërë kurrë njeri. Ajo më solli këtu ku unë jam sot dhe ka rregulluar jetën e shumë njerëzve të cilët sonte janë këtu. Dua të falenderoj Aretha-n që na fuqizoi të gjithëve. Respekte!”- tha 60-vjeçarja.

Më pas ajo performoi hitin e Franklin “You make me feel like”, dhe kujtoi teksa në fillimet e karrierës së saj performonte këngët e Arethas për të zënë një vend në industri. Aretha Franklin u nda nga jeta më 16 gusht 2018, në moshën 76-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat