Zbulohet një e fshehtë e Meghan Markle dhe princ Harryt

Mediale Vip

Zbulohet një e fshehtë e Meghan Markle dhe princ Harryt

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 22:37
Harry dhe Meghan

"Muaj mjalti" italian për dukët e Sussex që, siç shkruan revista 'Chi' në numrin e radhës, kanë kaluar disa ditë në liqenin e Komos, si të ftuar të George Clooney dhe Amal Alamuddin.

Harry dhe Meghan nuk kanë dalë asnjëherë nga vila 'Oleandra' dhe e kanë kaluar kohën në pishinë, ku Markle është argëtuar duke qëndruar pranë binjakëve Alexander dhe Ella Clooney.

Sipas të përjavshmes italiane, dukët e Sussex kanë mbërritur aty në sekret të plotë me një fluturim privat mbrëmjen e së enjtes më 16 gusht dhe janë drejtuar për nga vila 'Oleandra' të shoqëruar nga një grup agjentësh të shërbimeve sekrete angleze dhe nga agjentë të policisë italiane.

Ndërkohë që Meghan kënaqej me fëmijët e Amal, Harry ka sfiduar Clooneyn dhe të ftuarit e tjerë në ndeshje të gjata basketbolli.

I vetmi 'moment zyrtar' ka ndodhur të shtunën e 18 gushtit, kur në parkun e vilës është shërbyer një darkë në të cilën kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë të ftuar.

Darka ka zgjatur deri në darkë vonë.

Harry dhe Meghan kanë ikur nga Malpensa të dielën pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat