Beni, djali i Naser Berishës, luan rolin në klipin e babait artist

Mediale Vip

Beni, djali i Naser Berishës, luan rolin në klipin e babait artist

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 20 gusht 2018 Në ora: 13:33
Naser Berisha

Artisti i njohur i muzikës dhe i hiteve shqiptare Naser Berisha ka gati një projekt të ri muzikor. Ai në një status shumë inrersant e ka paraqitur kështu këngën që do të vijë: “Po vije një këngë paksa jashtë „sezonës“, por një këngë që flet për një „sezonë“ 20 vjeçare.Jo rastësisht prita të kaloj koha e klipeve të manekeneve, prita të kaloj edhe koha e klipeve për reklamimin e veturave të huazuara. Tani që shkuan edhe këngët orientale e rome me tekste shqip, pasi që shkuan këngët me surla e tarabukat, mendova që pas plot 15 viteve (nga kenga „Hajt shko“) të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës.

Mesazhi i këngës është realiteti që e perjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot! Në ditët në vijim kënga dhe klipi i ri nga unë „PARADOX“Disa foto gjatë xhirimeve bashkë me disa artistë nga Gjilani dhe me regjisorin Ekrem Sopin Ne rolin e tij të parë ishte edhe Beni (djali im i vogël)”. Të gjithë janë kureshtarë sidomos ndjekësit e tij të shumtë ta shohin këtë projekt që pritet të dalë me video shumë shpejt.BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat