E akuzojnë për operacione plastike, vajza e Majlinda Bregut u kthehet keq miqve

Mediale Vip

E akuzojnë për operacione plastike, vajza e Majlinda Bregut u kthehet keq miqve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 06:13
Kejda Bregu

Vajza e ish-Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu është komentuar gjithmonë për pamjen e saj dhe veçanërisht për linjat e saj fizike.

Këtë herë njëri prej komenteve që i kanë bërë 20-vjeçares në rrjetet sociale ka ngjallur edhe reagimin e saj.

Njëri prej komentuesve e akuzon Kejdën për ndërhyrje plastike dhe se duket shumë më e madhe në moshë nga sa ajo është në të vërtetë.

‘Je shumë e vogël për gjithë këto ndërhyrje dhe grim, hundë e bërë, buzë të bëra.

Dukesh 40-vjeç, më fal që po ta them por nga konstrukti trupit dhe fytura dukesh 30-40 vjeçe’- ka shkruar komentuesi.

Kaq ka mjaftuar dhe Kejda i ka kthyer një përgjigje plot ironi ndjekësit të saj në ‘Instagram”.

‘Të falenderoj për kritikën. Të më falësh por hundën, buzët, mollëzat etj e tj, mi kanë bërë pak keq sepse atëhere kur linda unë para 20 vitesh aq ishin mundësitë, ishte silikoni i keq’- është përgjigjur ajo.

Ka qenë vetë vajza e ish-Ministres e cila e ka postuar këtë replikë në llogarinë e saj personale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat