Thjeshtë i pakrahasueshëm, Ledri thyen rekord në Gjakovë

Mediale Vip

Thjeshtë i pakrahasueshëm, Ledri thyen rekord në Gjakovë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:58
Ledri

Hangover është klubi i hapur më i madh në Kosovë. Këtë verë shumë yje shqiptare performuan në këtë ambient, por sa herë që Ledri del në skenë, jo vetëm atmosfera, por edhe fansat e tij asnjëherë nuk mungojnë.

Reperi i dhjetëra hiteve për të dytën herë performoi në të njëjtin vend në Gjakovë, duke lënë kështu pas shumë këngëtarë të tjerë, madje ai ka thyer rekordin e këtij viti.

Bashkë me Ledrin mbrëmë ishte edhe Elvana Gjata. Dyshja fantastike u dhuruoi gjakovarëve një natë të paharruar, por ishte vallëzimi i Ledrit, që e imitoi kolegun e tij Gjikon që e bëri edhe më të veçantë këtë mbrëmje.

Ndryshe rekord deri mbrëmë në këtë klub ka pasur Azeti, por Ledri edhe një herë e dëshmoi se ai s’di të jetë i dyti dhe se nuk njeh konkurrencë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat