Scarlett Johansson aktorja më e paguar në botë

Mediale Vip

Scarlett Johansson aktorja më e paguar në botë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 07:27
Scarlett Johansson

Ndihma për të shpëtuar botën me “Avengers” ka ndihmuar Scarlett Johansson të bëhet aktorja më e paguar në botë, sipas revistës “Forbes”.

Johansson, e cila luan në filmin “Avengers”, ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës.

Angelina Jolie zë vendin e dytë me 28 milionë dollarë në sajë të pagës së saj për “Maleficent 2”, e ndjekur nga Jennifer Aniston.

Gal Gadot e “Wonder Woman” është emri i vetëm i ri në listë, e cila zë vendin e 10-të.

Emma Stone, e cila mori vendin e parë në listën e vitit të kaluar pas shkëlqeu në “La La Land”, tani ka rënë plotësisht nga Top 10.

Lista e “Forbes” për aktoret më të paguara në botë në 2018

1.       Scarlett Johansson – 40.5 mln $

2.       Angelina Jolie – 28 mln $

3.       Jennifer Aniston – 19.5 mln $

4.       Jennifer Lawrence – 18 mln $

5.       Reese Witherspoon – 16.5 mln $

6.       Mila Kunis – 16 mln $

7.       Julia Roberts – 13 mln $

8.       Cate Blanchett – 12.5 mln $

9.       Melissa McCarthy – 12 mln $

10.   Gal Gadot – 10 mln $.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat