Menjëherë pas dasmës së motrës së saj Sarës, mesa duket është Lori që ka surpriza. Këtë herë shumë kanë ngelur gojëhapur kur panë një foto në Instastoryn e Lorit. Në gishtin e unazës në dorën e saj të majtë vihet re një unazë e madhe dhe shumë e bukur.
Fotoja duket që është shkrepur vetëm për të treguar unazën dhe gjithë vëmendja është tek ajo. Marr parasysh që Lori Hoxha është prej vitesh në një lidhje dashurie nuk është e çuditshme që ajo të ketë zgjedhur të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë.
Asgjë nuk dihet me siguri dhe nuk është thënë asnjë fjalë që të na tregojë nëse Lori ka vendosur t’I zyrtarizojë gjërat apo jo, por unaza është e mrekullueshme dhe mund të thuhet që do të ishtë një unazë fejese fantastike!