Ja cila është aktorja më e paguar në Hollywood

Mediale Vip

Ja cila është aktorja më e paguar në Hollywood

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:29
Aktoret

Ka spostuar në renditje Emma Stone, e cila e zotëronte bindshëm postin e vendit të parë, si aktorja më e paguar për vitin 2017-të.

Këtë herë, është Scarlett Johansson që sipas revistës prestigjioze Forbes, renditet e para në top listën e aktoreve më të paguara për 12 muajt e fundit.Ylli i "The Avengers", i rrëmbeu vendin e parë Emës, e cila e fitoi postin për shkak të performancës së saj si aktore protagoniste në filmin "La La Land", me të cilin fitoi edhe një çmim Oscar.

Revista Forbes, llogarit fitimet e aktores për periudhën 1 qershor 2017-të deri më 1 qershor të këtij viti. Johansson doli në krye të listës, me fitime që kapin shifrën e afro 40.5 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.Angelina Jolie e ndjek Johansson-in në vendin e dytë në listën e Forbes, duke arritur fitime që kapin shifrën e 28 milionë dollarëve , kjo referuar rolit të fundit të aktores së famshme në "Maleficent 2", ndërsa e treta është Jennifer Aniston me 19.5 milionë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat