Këto janë aktoret më të paguara

Mediale Vip

Këto janë aktoret më të paguara

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 23:08
Scarlett Johansson

Emma Stone, aktorja më e paguar vitin e kaluar, këtë vit është “rrëzuar” nga froni.

Vendin e saj zyrtarisht e ka zënë Kendall JennerScarlet Johansson, e cila kryeson renditjen e këtij viti me 40.5 milionë dollarë fitime deri më 1 qershor të vitit 2018.

Duke luajtur vejushën e zezë në filmat “Avengers Marvel”, i solli një rol fitimprurës bukuroshes, e cili katërfishon fitimet për dallim nga viti i kaluar, raporton Forbes.

Ajo do të kthehet në ekran për vazhdimin e katërt të filmit të lartcekur gjersa xhirimit do të fillojnë në 2019.

Në vendin e dytë është renditur Angelina Jolie, e cila gjatë periudhës qershor 2017-2018 ka shtuar pasurinë për 28 milionë dollarë.

Jennifer Aniston përmbyll top treshen me rreth njëzet milionë dollarë të fituara brenda vitit.

Më poshtë mund ta gjeni renditjen më të re sipas Forbes:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë
Angelina Jolie – 28 milionë dollarë
Jennifer Aniston – 19.5 milionë dollarë
Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë
Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë
Mila Kunis – 16 milionë dollarë
Julia Roberts – 13 milionë dollarë
Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë
Melissa McCarthy – 12 milionë dollarë
Gal Gadot – 10 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat