Çiljeta rikthehet më e nxehtë se kurrë me ‘Bonbone’, në bashkëpunim me djemtë e Alar Band

Mediale Vip

Çiljeta rikthehet më e nxehtë se kurrë me ‘Bonbone’, në bashkëpunim me djemtë e Alar Band

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 23:04
Çiljeta Xhilaga

Grupi Alar Band dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri. “Bonbone” titullohet kënga e tyre e re, e cila është me ritme verore dhe është finalizuar edhe me klip.

Muzika është realizuar nga Elgit Doda, ndërsa për tekstin është kujdesur artistja Klea Huta. Orkestrimi i është besuar producentit Maringlen Bojas, ndërsa klipi është realizuar në disa vende të veçanta në Shqipëri.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Pro..Video.

Alar Band njihen për bashkëpunimet e tyre të veçanta me shumë artistë, teksa njëlloj pritet të rezultojë edhe bashkëpunimi me Çiljetën.

Kjo e fundit ka disa vite radhazi që sjell bashkëpunime me artistë të rinj, duke e quajtur si një iniciativë dëshirën për t’i ndihmuar artistët e rinj që të depërtojnë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat