Gjendet e vdekur Lyric McHenry

Mediale Vip

Gjendet e vdekur Lyric McHenry

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:06
Lyric McHenry

Lyric McHenry, e njohur më shumë për paraqitjet e saj E! Reality Show – EJNYC, ka vdekur në moshën 26-vjeçare.

Ajo u gjet e vdekur të martën në mëngjes pas një mbidoze të dyshuar të drogës. Ajo u gjet në një trotuar në autostradën Major Deegan në Undercliff Ave në një lagje të Bronx të New York-ut.

Një qese e vogël e kokainës u gjet afër saj në vendin e ngjarjes dhe ajo kishte të veshur vetëm pizhame, raporton Daily Mail.

‘Policia po e heton rastin’, thanë autoritetet në një deklaratë.

Lyri thuhet se ishte shtatzënë 20 javëshe. Orë para vdekjes së saj, Lyri festoi ditëlindjen e saj me miqtë në të gjithë qytetin e New York-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat