Rita Ora për koncertin në Maltë: Ishte çmenduri, nuk mund ta shihja fundin e fansave

Mediale Vip

Rita Ora për koncertin në Maltë: Ishte çmenduri, nuk mund ta shihja fundin e fansave

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:22
Rita Ora

Rita Ora do të mund ta shohim në ngjarjen vjetore të muzikës ndërkombëtare – MTV Video Music Awards.

Këngëtarja jonë është e nominuar edhe në një prej kategorive së bashku me Dua Lipën, përkatësisht në “Best Dance”.

Por, paraprakisht biondina po vazhdon të shfaqet në koncerte të ndryshme muzikore anembanë globit.

Së fundi, 27-vjeçarja ka performuar para publikut të shtetit të vogël të Maltës, i cili ka rreth 457 mijë banorë.

Megjithatë, pjesëmarrja masive e njerëzve në koncert e kanë befasuar edhe vetë artisten sa që nuk ka mundur t’u besoj syve.

“Sonte ishte çmenduri. Mijëra prej jush! Nuk mund t’ua shihja fundin dhe nuk desha që ajo të përfundojë! Faleminderit për vallëzimin me mua! Ju dua”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat