Drake humbet 10 mijë dollarë pasi sfidoi kolegun e tij në basketboll

Mediale Vip

Drake humbet 10 mijë dollarë pasi sfidoi kolegun e tij në basketboll

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:12
Drake

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka qenë një prej emrave më të përfolur muajve të fundit në media.

“Scorpion” mban titullin albumi i tij më i ri, i cili doli në shitje muaj më parë dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Drake ka treguar shumë herë se ka një simpati të veçantë për sportin e basketbollit.

Ai di të luajë shumë mirë, ndonëse nga pasioni që ka për këtë sport, bëri që reperi të humbasë jo më pak se 10 mijë dollarë së fundm.

Krejt kjo ndodhi ngase Drake i shpalli sfidë reperit tjetër të njohur, Quavos, për aftësitë më të mira në basketboll.

Quavo ishte i pari që provoi goditjen nga gjysma e fushës dhe ia doli të shënoi, ndërsa pas tij gjuajti edhe Drake, i cili dështoi.

Si bast ishin vënë plot 10 mijë dollarë, të cilat sigurisht shuan në favor të Quavos, i cili ishte triumfues në këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat