Shikoni se si duket modelja Bella Hadid në moshën 5-vjeçare

Mediale Vip

Shikoni se si duket modelja Bella Hadid në moshën 5-vjeçare

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:36
Bella Hadid

Është një nga modelet më atraktive në botën e showbizz-it dhe këtë e tregon më së miri fakti se shpesh herë kemi parë që imazhi i saj të jetë cover i disa prej magazinave më prestigjioze në botë.

Ka pasur goxha raste kur Bella Hadid është bërë pjesë e diskutimeve të gjata në mediet rozë përsa i përket faktit nëse ka kryer ose jo operacione plastike, diskutime këto që disa herë janë pasqyruar edhe me foto që tregojnë disa ndryshime të vogla në tiparet fizike dhe sidomos për hundën e modeles.

Por faktin se është një vajzë shumë simpatike dhe e ëmbël nuk mund ta kundërshtoj askush sepse këto imazhe që do të shikoni më poshtë flasin qartë.

Në foto shihet Bella Hadid në moshën 5-vjeçare dhe mund të themi me plot gojë se modelja bukurinë e paska të trashëguar ndër vite.

Me ose pa operacione, bukuria e Bella-s ngelet një fakt kokëfortë! Imazhi i saj në kopertinat e disa nga magazinave më prestigjioze i mbyll hapësirat e diskutimeve të kota për shumë skeptikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat