Moderatorja Aulona Musta, flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë

Mediale Vip

Moderatorja Aulona Musta, flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:21
Aulona Musta

Është një nga moderatoret më të ndjekura të ekraneve shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale,  ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private.

Herë pas here u përgjigjet edhe pyetjeve të shumë fansave në mënyrë të drejtpërdrejtë në ‘Instagram’.

Njëra prej tyre ka shprehur zili për jetën që bën moderatorja e ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me shumë modesti se askush nuk duhet pasur zili, pasi çdokush jeton momente të lumtura dhe të hidhura në jetë.

“Ndërsa unë mendoj se nuk duhet pasur zili jeta e askujt...të gjithë njerëzit kanë momente të bukura, por edhe të vështira dhe të hidhura në jetë....e rëndësishme është të kesh forcën, vullnetin e kurajon për t’u ngritur, sa herë rrëzohesh. Ja përshembull, e di ti që unë kur kam qenë e vogël, fëmijë kam rrezikuar jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë?”- ka shkruan moderatorja duke mos sqaruar më tej se për çfarë bëhej fjalë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat