75 mijë të pranishëm në koncertin e Duas në Hungari, këngëtarja shpërthen në lot

Mediale Vip

75 mijë të pranishëm në koncertin e Duas në Hungari, këngëtarja shpërthen në lot

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 08:42
Dua Lipa

Pas largimit nga Kosova, Dua Lipa udhëtoi për në Hungari.

Këngëtarja ishte e ftuar të performonte në festivalin “Sziget”, ku u prit sikur mbretëreshë.

Numri i pjesëmarrësve në koncertin e Duas në Budapest ishte 75 mijë, gjë që e bëri këngëtaren të emocionohet pa masë.

“75 mijë persona! Udhëhoqën skenën në Sziget! Kam humbur zërin momentalisht nga emocionet, por ne e kaluam dhe oh Zot ky shou ishte i pabesueshëm. Do të qaj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku u prit nga numër i madh i fansave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat