Sela, artisti me famë deri te dasmat portugeze

Mediale Vip

Sela, artisti me famë deri te dasmat portugeze

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 12 gusht 2018 Në ora: 12:05
Selajdin Osmani

Ai është një artist që e duan të gjithë, madje kamera dhe aparati i tij ka filmuar edhe dasma të huaja deri në Portugali. Ky është Sela, ashtu siç e njohin të gjithnë por ai quhet Selajdin Osmani ku falë produksionit të tij filmik “Rino Art” ku ka 30 punëtorë nga montazhierë, kameramanë, fotografë e deri te cranistë, ai xhiron në tërë evropën, madje vitin tjetër do të shohim edhe ne USA, pasi e kanë ftuar për të filmuar.

Artisti Sela ka bashkëpunim me shumë miq kudo madje emri i studio së tij e gjejmë edhe në Zurich, Gjermani, SHBA e shumë shpejt edhe në Milano për të qenë kudo falë profesionalizmit të tij, megjithëse konkurentët në këtë biznes ai i sheh me sy të mirë, e për të punuar më shumë e më me kualitet.

Fotot dhe videot që ai realizon janë më të shikuarat kudo sidomos në rrjetet sociale, duke mbetur kujtimi më i bukur i një ditë të veçantë, por edhe vetë ai njeriu më i kërkuar, ku shpesh herë befasohet nga suprizat dhe dhuratat që në shenjë falenderimi ia bëjnë familja apo çifti i sapo martuar.

Ndërsa Sela ska kohë aspak të merret me plotikë, madje e urren atë, ai i kushton kohën vetëm dashurisë për profesionin dhe i rrethuar me plot miq të mirë kudo në botë, ai nga këta veçon Robert Ukaj me të cilin ka një bashkëpunim shumë të ngushtë në Europë.

Për momentin produksioni i tij është më “IN” kudo sidomos në dasmat shqiptare.BS

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat