Sam Smith kapet duke thënë: ‘Nuk më pëlqen Michael Jackson’

Mediale Vip

Sam Smith kapet duke thënë: ‘Nuk më pëlqen Michael Jackson’

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:10
Michael Jackson, Sam Smith

Sam Smith mund ta ketë gjetur veten në një situatë jo shumë të këndshme.

Derisa ishte me Adam Lambert në një varkë, këngëtari i hitit ‘Stay With Me’ u kap duke thënë se atij nuk i pëlqen Michael Jackson dhe fansat nuk janë të lumtur për këtë.

Në videon që tani është fshirë, Adam tregon pamjen nga oqeani duke regjistruar Sam teksa thotë: ‘Nuk më pëlqen Michael Jackson, por kjo është një këngë e mirë’.

Fansat menjëherë dolën në rrjete sociale për të hedhur poshtë Sam duke thënë se ai duhej të kishte respekt për mbretin e muzikës Pop.

Të tjerë e mbrojtën atë duke thënë se atij i lejohej të kishte mendimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat