Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ka kohë që është shpërngulur në SHBA.
Ajo ka disa vite që është e martuar me biznismenin iranian, Sam Nazarian me të cilin ka edhe dy vajza..
Kështu, Çunmulaj së fundmi ka nisur pushimet me familje në një ishull përrallor në Bahamas, ku nga atje po sjell foto të ndryshme.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila shfaqet në krahët e bashkëshortit teksa duken tejet të lumtur.
“Mbrojtësi im personal i peshkaqenëve”, ka shkruar ajo.
Kanë kaluar vetëm pak muaj që kur Emina ka sjell në jetë vajzën e dytë, Mian por që është në formën e duhur.