Gjendja shëndetësore ia pamundësoi Gjikos performancën në Podujevë

Mediale Vip

Gjendja shëndetësore ia pamundësoi Gjikos performancën në Podujevë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:33
Gjiko

Reperi i njohur Gjiko vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ai është i pëlqyer për këngët e tij dhe bashkëpunimet e veçanta që sjell.

Gjiko bën të pamundurën që të jetë sa më pranë fansave në mbrëmje të ndryshme muzikore, por një nga më të fundit u anulua!

Krejt kjo ndodhi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi reperi kishte pësuar ftohje.

Ai ishte prenotuar që të këndonte në një klub nate në Podujevë, por përmes Instagramit, i lajmëroi fansat se nuk do të ishte i pranishëm.

“Mbrëmë isha i ftohur dhe nuk isha në gjendje të performoj në Podujevë. Shihemi sonte në Klinë dhe Gjakovë” (sic.), shkruan Gjiko në statusin e tij.

I njëjti është përfolur se do të martohet muajin e ardhshëm me prezantuesen e njohur, Elita Rudi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat