Pas koncertit Dua shumë e entuziazmuar: Prishtina jeme shumë të dua!

Mediale Vip

Pas koncertit Dua shumë e entuziazmuar: Prishtina jeme shumë të dua!

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:51
Dua Lipa

Mbrëmja e së premtes ishte e hatashme në kryeqytet.

E tërë vëmendja e opinionit publik ishte tek koncerti i Dua Lipës, që u rikthye në Prishtinë pas dy vitesh për të performuar në koncertin që ka filluar të bëhet tradicional, “Sunny Hill”.

Këngëtarja në parkun e Gërmisë, ka interpretuar disa nga hitet e saja para një publiku masiv dhe atmosfera ka qenë elektrizuese.

E një ditë më pas, pasi është këndellur nga nata fantastike që pati në Prishtinë, Dua Lipa i ka bërë një dedikim special qytetit të saj të lindjes.

“Prishtina jeme sa shumë të du. Natë e paharrueshme. Faleminderit për mirëpritjen dhe energjinë. Shumë ka ndryshuar që nga koha kur isha këtu dy vjet më parë. Kisha performuar vetëm 35 minuta, s’kisha ende album dhe dashuria ishte e njëjtë. Shumë krenare që erdha dhe performova për ju, sepse kjo ishte diçka që kam dashur ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Dua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat