Gjiko dhe Skerdi kryesojnë renditjet në YouTube dhe top listat me “Si Bugatti” - Bota Sot
Gjiko dhe Skerdi kryesojnë renditjet në YouTube dhe top listat me “Si Bugatti”

Mediale Vip

E diel, 19 gusht 2018

Gjiko dhe Skerdi kryesojnë renditjet në YouTube dhe top listat me “Si Bugatti”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:36
Gjiko

Nuk ka më asnjë dyshim, hiti i verës është tashmë i përcaktuar.

“Si Bugatti” u lansua me shumë publicitet dhe arriti të përmbushë pritjet e publikut.

Me shumë luks dhe femra atraktiv, klipi me ritëm të jashtëzakonshëm që interpretohet nga zëri karakteristik i Skerdit u prit mirë nga publiku.

Tashmë dihet se “Bugatti Challenge” është vallëzimi më i famshëm që është bërë çmenduri në rrjetet sociale.

Por, pos tjerash jo vetëm numri i madh i klikimeve në YouTube në pak ditë, janë edhe renditjet në YouTube që kjo këngë i ka pushtuar.

Në Maqedoni kjo këngë është në vendin e parë ë trendeve dhe nuk është ndonjë befasi duke parë se Gjiko ka një bazë të madhe të fansave në të gjitha trojet shqiptare.

Gjiko mbetet një prej më të angazhuarve dhe artistëve më të shtrenjtë këtë verë. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test