Mbretëresha në fron – Dua Lipa pushton zemrat në Sunny Hill Festival - Bota Sot
Mbretëresha në fron – Dua Lipa pushton zemrat në Sunny Hill Festival

Mediale Vip

E diel, 19 gusht 2018

Mbretëresha në fron – Dua Lipa pushton zemrat në Sunny Hill Festival

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:17
Dua Lipa

Dua Lipa ka shkëlqyer në atë që me shumë gjasë është performanca më e madhe e saj në karrierë.

Superylli botëror u ngjit në skenë si një mbretëreshë në fron, sepse ajo është simboli jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i gjithë Kosovës.

E veshur Kuq e Zi, ajo përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe elektrizoi të gjithë, duke i falënderuar për prezencën.

Dua performoi hitet e saj më të mëdha, si “New Rules”, “One Kiss” e deri te hitet e vjetra me të cilat fillimisht u njoftua publiku shqiptar.

Performanca e saj u shoqërua nga një spektakël i hatashëm në skenën e madhe të ngritur në Parkun e Gërmisë.

Festivali Sunny Hill vazhdon me ditën e dytë dhe të tretë, ku në ditën e dytë performon ylli i hip hopit Action Bronson dhe në ditën e tretë superylli, Martin Garrix.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test