Ka dy ditë që Dua Lipa po qëndron në Prishtinë.
Ajo përveç familjes së saj dhe ekipës, me vete ka edhe të dashurin e saj, Isaac Carew.
Se po argëtohet tej mase e tregon edhe vet ajo përmes rrjeteve të saj sociale.
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me miqtë e saj disa momente, ku shihet tejet e lumtur.
Ndryshe sonte në parkun Gërmia do të nis festivali Sunny Hill, ku protagoniste e kësaj mbrëmjeje do të jetë Dua Lipa.