Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës

Mediale Vip

Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:35
Arsela

“Të jesh pjesë e Forcave Speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri”.

Kështu thotë Arsela efektivja e forcave “Shqiponja” në Tiranë, e cila ishte e përzgjedhura e radhës nga Policia e Shtetit duke i postuar foton e saj në profilin e “Facebook”, ndërsa më herët ishin edhe Silva, Eljanda dhe Rei.

Në postim, ajo bën edhe një bilanc të shkurtër: “Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia”.

“Mirëmëngjesi nga Policia e Shtetit!

Jam Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri.

Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!”, mbyllet postimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat