Angelina Jolie lodhet nga divorci

Mediale Vip

Angelina Jolie lodhet nga divorci

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:28
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

“Dua të jem menjëherë beqare”, kështu mësohet t’i ketë thënë aktorja Jolie avokatit të saj, duke treguar se tashmë i ka sosur durimi për të ndjekur procedurat e zvarritura në lidhje me divorcin mes saj dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt. Ajo i ka kërkuar avokatit që ta divorcojë me shpejtësi duke lënë pas edhe kujdestarinë e fëmijëve.

Avokati i ri i Angelinës përfundoi dokumentet legale dhe i kërkoi gjykatësit që të vendosë për divorcin këtë vit.

Në dokumentet e dorëzuara thuhet se Brad Pitt nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve që prej ndarjes, e cila ndodhi para 2 vitesh. Ajo dëshiron që gjyqtari t’i japë kujdestarinë duke i ofruar që Brad të paguajë çdo gjë që nuk ka bërë deri tani.

Dy ditë parë mediat publikuan edhe arsyen se pse avokatja e mëparshme e Angeline hoqi dorë nga çështja, pasi aktorja po tregohej arrogante dhe mizore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat