Action Bronson për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit: Kam qajtur, për besë

Mediale Vip

Action Bronson për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit: Kam qajtur, për besë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:46
Action Bronson

Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Action Bronson, ka arritur ne Kosovë gjatë pasdites të së martës dhe menjëhere iu është adresuar mediave.

Me të ardhur në Prishtinë, ai është shprehur i entuziazmuar dhe tejet i lumtur meqë kjo është edhe hera e parë që ai vjen në Kosovë.

Bronson pritet të performojë me 10 Gusht në festivalin e organizuar nga Sunny Hill.

Në mesin e shumë pyetjeve drejtuar atij i është kërkuar të dijë se si është ndjerë kur  Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan kundër Serbisë në Kampionatin Botëror.

“Ishte një moment emocionues për mua. Kam qajtur, për besë. Ishte fantastike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat