Flet këngëtarja Lita: Ky është vetëm fillimi, bëhuni gati se vjen uragani

Mediale Vip

Flet këngëtarja Lita: Ky është vetëm fillimi, bëhuni gati se vjen uragani

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 7 gusht 2018 Në ora: 12:18
Lita

E re, energjike dhe mjaftë në formë, një femër më shumë klas po vjen t'i bashkangjitet skenës muzikore shqiptare pikërisht në këtë verë duke sjellë kështu një këngë mjaft ritmike që po shpërthen gjithandej. Lita, është nga Zvicra emri që po 'kërcënon' shumë femra me emër të estradës shqiptare pasiqë pas publikimit të projektit 'Shko tash' ajo ka filluar të pëlqehet shumë nga publiku shqiptarë.

Një videoprojekt i punuar mjaftë mjeshtërisht dhe një këngë me plot rritëm e punuar nga DuoBassRecords e që Lita e sjellë për mrekulli. Ndonëse është projekti i saj i parë në karierën muzikore, këngëtarja e re dhe atraktive nuk ka ndërmend të ndalet pasiqë në vjeshtë pritet të sjellë hitet e reja të cilat është duke i gatuar në studiot muzikore. Në këtë intervistë ju do mund të njihni më shumë atë.

Ke nisur me muzikë po na thuaj cilat janë synimet tuaja?

Synimet e mia janë të kem sukses dhe emocionet e mia, dhimbjet e dashurinë të shpreh përmes muzikës që është pasioni im i madh.

Sa e kënaqur je nga projekti i parë dhe cilat janë planet për të ardhmen?

Me projektin e parë mirë por jo edhe aq, kam shumë ide që jam duke i përgaditur për të ardhmen.

I ke rënë pishman që po bëhesh këngëtare?

Në asnjë mënyrë nuk jam penduar, gjithmonë ka qenë ëndërra ime dhe do të vazhdoj edhe më tutje.

Kush është Lita për ata që nuk të njohin?

E lindur në Gjakovë, jetoj në Zvicër në kantonin e Zürich-ut, në përfundim të dekadës së dytë, më parë kam jetuar në Austri por prindërit vendosën të zhvendosemi në Zvicër.

Klipi i fundit është pritur mjaft mirë dhe shfaqesh plot shije, a ke ndërmend të dukesh atraktive gjithmonë në skenë?

Patjetër, fillimisht të jemi shëndosh e të tjerat vijnë më pas. I falenderohem familjes për përkrahjen.

Cilën nga këngëtaret shqiptare do e vecoje më së shumti?

Nexhmije Pagarusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat