Alketa Xhafa-Mripa në revistën e famshme Guardian

Mediale Vip

Alketa Xhafa-Mripa në revistën e famshme Guardian

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:40
Alketa Xhafa Mripa

Artistja nga Kosova Alketa Xhafa Mripa ka zënë vend në revistën e njohur Guardian Weekend.

Portreti i saj shpërfaqet si grua që ka luajtur një rol të madh në ndihmën për të siguruar një pozitë më të mirë për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke e përmendur kontributin e saj në fitoren historike për pensionet ndaj viktimave të dhunës seksuale.

Xhafa Mripa është e njohur për instilacionin e saj “Thinking of You”, Mendoj për Ty, ku në shenjë solidariteti u varën fustane dhe funde për t’u dhënë zë këtyre viktimave.

Fotografia është bërë nga Richard Saker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat