Sadna e serialit 'Bidaai' pushton rrjetet sociale me foto seksi në vaskë

Mediale Vip

Sadna e serialit 'Bidaai' pushton rrjetet sociale me foto seksi në vaskë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 07:06
Sara Khan

Aktorja e njohur indiane, që u bë e famshme në Shqipëri gjatë serialit "Bidaai" ka rënë pre e skandaleve.

Sara Khan, e cila bënte rolin e Sadnës ka pushtuar rrjetet sociale me foton ku është lakuriq në vaskë. Pamjet u publikuan nga motra e saj, e cila i fshiu menjëherë. Ndonëse mendonte se kishin hequr cdo gjë, 'hakerat' kanë bërë të mundur publikimin e pamjeve.

Për këtë gjë, vetë aktorja ka bërë një deklaratë për mediat indiane duke thënë:

"Nuk e di çfarë ndodhi. Gjithçka shkoi për keq. Ishte një foto e bërë për shaka nga motra ime. Ajo e fshiu direkt, por shkoi tmerrësisht keq. Motra ishte pak e dehur, ne po bënim shaka dhe ndodhi kjo. Dua të them se ndonjëherë teknologjia është kaq e dëmshme prandaj duhet të kemi kujdes. Motra e postoi foton padashje. Ishte gabim njerëzor dhe e fal. Mediat indiane duhet të ndalojnë së diskretituari një vajzë."

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat